Qeveria fond për spitalin Memorial të Fierit, nga janari 2022 nis aplikimi i rritjes së ndihmës ekonomike
Në janar 2022 nis të bëhet efektive rritja e masës së ndihmës ekonomike.
Dyfishohet masa e ndihmës ekonomike për 15 mijë familje përfituese që kanë mbi 3 fëmijë deri në 18 vjeç.
Trefishohet masa e ndihmës ekonomike për fëmijët me statusin e jetimit dhe gratë e trafikuara dhe dhunuara dhe pjesa tjetër e përfituesve rritet me 10% masa e ndihmës ekonomike sipas strukturës së familjes.
Gjithashtu qeveria mori sot vendim për rritjen e mbështetjes financiare për spitalin “Memorial” të Fierit investim i qeverisë turke.
“Duke garantuar dhe rritjen e gamës së shërbimeve të reja që ky spital ofron”. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk dha detaje sa do të jetë kjo mbështetje financiare para gazetarëve ku informoi dhe për vendimet e Këshillit të Ministrave që u morën sot.
A do të marrë Shqipëria vaksinën turkovak?
Ministrja Manastirliu përgjigjet: “Deri më sot nuk e i një thirrje për vaksinë turke që është disponibël përmes këtij instrumenti, covax nëse do e kemi do e vlerësojmë.