Shqipëria ndriçon Kosovën për festën e Vitit të Ri, do eksportojë 7680 megavat, pret t'ja kthejë në verë
Shqipëria do të nisë furnizimin me energjisë të Kosovës nga ora 7 e 31 dhjetorit deri në orën 24 të datës 1 janar 2022.
Ministrja e Energjisë Balluku duke folur pas mbledhjes së qeverisë dha detaje lidhur me këtë proces.
Bëhet fjalë për 7680 megat që do eksportohen drejt Kosovës në formën e rezervës.
Sasia e energjisë pretendohet të mbulohet nga rezervat që po favorizohen dhe nga reshjet e shiut, por në të gjitha rrethanat do të jetë një gërshetim me importin pasi aktualisht Shqipëria është në proces importi energjie.
Balluku tha se Shqipëria nuk do ti kërkojë faturë financiare Kosovës, marrë parasysh dhe rrethanat, por pret që këtë sasi t'ia kthejë në verë atëherë kur edhe nevojat tona janë të mëdha.
Balluku: Situata energjitike është krizë ndërkombëtare, Shqipëria gjithashtu ndodhet në një moment shumë të vështirë. Kryeministri ka kërkuar të sigurohet furnizimi me energji i Kosovës në dy ditët festive, 31 dhjetor dhe 1 janar.
Do të heqim nga rezervat tona për t'ia dërguar Kosovës, 7680 megavat, do fillojmë transmetimin në orën 7 të datës 31 dhjetor deri në orën 24:00 të 1 janarit.
Nuk do ketë shkëmbim financiar, nuk presim në këto kushte vështirësie që të paguajnë. Kjo sasi do na kthehet në verë kur të kenë komoditetin. Do jetë një mishelim dhe i rezervave dhe të një blerje. Shpresoj se do t'ja dalim me rezervat tona.
FOTOLAJM/Zjarri djeg banesën në Radhimë
29 Dhjetor, 12:58


