Sejko mbledh median për fundvit: Tërmeti dhe Covid, ndikuan fort ne mënyrën e jetesës
Në takimin e fundvitit me punonjës të medies, analistë dhe ekspertë të ekonomisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ndau qëndrimin e tij mbi ekuilibrat ekonomikë për shkak të pandemisë.
Sipas tij, tërmeti dhe situata e Covid, ndikuan fort ne mënyrën e jetesës dhe testuan ekuilibrat ekonomikë, monetarë dhe financiarë të vendit, si dhe qëndrueshmërinë e burimeve të rritjes.
Sejko deklaroi se qëndrueshmëria varet jo vetëm nga puna e institucioneve monetare, por edhe nga aftësia dhe kapaciteti i shoqërisë për të vepruar me shpejtësi përballë pandemisë.
Sipas analizave të kreut të Bankës Qendrore, politikat stimuluese monetare garantuan stabilitetin monetar edhe financiar të vendit, nxitën kreditimin me kosto të ulët të aktivitetit ekonomik dhe lehtësuan barrën që zgjatja e pandemisë vendosi mbi sektorin privat dhe familjet.

