Diferencat e pagave të shqiptarëve, 350 mijë punonjës paguhen më pak se 35 mijë lekë në muaj

Publikimi i listës së pagave ka rikthyer dhe një herë debatin për diferencimin social sa i përket nivelit të pagave. Edhe pse ekspertët shprehen se në një sistem të hapur rroga vlerësohet sipas meritës, vihet re se pjesa dërmuese e punonjësve marrin të ardhura të ulëta në kufirin e varfërisë.

38% e të punësuarve ose rreth 220 mijë persona paguhen me 30 mijë lekë në muaj ose më pak. Shumica e tyre janë punëtorë krahu, në rrobaqepësi apo prodhim këpucësh, kamarierë, banakierë, punonjës telefonikë.

Ndërkohë rreth 58 mijë persona rezulton se në muajin janar dhe prill janë paguar me më pak se 30 mijë lekë.

Të dhënat e tabelave tregojnë se 24% e të punësuarve në vend kanë marrë një pagë 30-50 mijë lekë, 17.3% janë paguar me 50-70 mijë.

Vetëm 6.1% e të punësuarve në vend marrin paga midis 100-200 mijë lekë në muaj.

Vetëm 5 mijë të punësuar kanë të ardhura nga 200-300 mijë lekë. Po ashtu vetëm 134 persona paguhen dy deri në 5 milionë lekë në muaj.

Në fakt gjysma e fondit të pagave shkon për të ardhurat me mbi 70 mijë lekë në muaj, që janë vetëm 1 e treta e të punësuarve dhe pjesa tjetër shkon për të ardhurat e ulëta .

Në listë ka dhe shumë persona që kanë zgjedhur të dalin nga skema e punëdhënësit dhe të hapin biznes si të vetëpunësuar, veprim të cilin ekspertët e konsiderojnë për të shmangur detyrimet fiskale që rrjedhin nga tatimi mbi pagën.

Diferencat e pagave të shqiptarëve, 350 mijë punonjësDiferencat e pagave të shqiptarëve, 350 mijë punonjës