Rivlerësimi i banesave, Qeveria shtyn afatin deri në 30 prill të vitit të ardhshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2021, 15:00
Afati i procesit të rivlerësimit të banesave është shtyrë deri më 30 prill të vitit të ardhshëm. Akti normativ u miratua të premten nga qeveria.
Ligji bazë dhe shtyrja e bërë vjet, parashikonin që ditën që mbyllej afati i aplikimeve mbyllej edhe afati i pagesave.
Me shtesën e fundit, afati i aplikimeve mbyllet më 30 prill, ndërsa afati i pagesave zgjatet më tej deri më 31 korrik 2022.
Sipas të dhënave zyrtare rezulton se gjatë këtij viti janë kryer mbi 31 mijë e 500 rivlerësime, ndërsa vetëm legalizime për vitin 2021 janë rreth 23.000 familje, të cilat janë kontigjent shtesë që futen në procesin e rivlerësimit.
Video/ Turistja e dehur zhvishet lakuriq në mes të njerëzve, ja arsyeja
23 Dhjetor, 09:56

