Crawford: Në Shqipëri ka likuiditet parash, nuk ka nevojë që të presim nga amerikanët dhe të tjerët
Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli, Mark Crawford, ish-kreu i dhomës amerikane të tregtisë u shpreh se ndryshe nga Shqipëria në SHBA kemi një krizë me kontejnerët dhe transportin dhe mungesë punonjësish.
Ai shtoi se në vendin tonë ka likuiditet dhe sa më shumë të qarkullojë paraja në vend, mjafton dhe nuk duhet të pritur nga amerikanët apo të tjerët për të na shpëtuar.
Crawford: Në SHBA kemi një krizë me kontejnerët dhe transportin dhe mungesë punonjësish. Ky nuk është një problem vetëm shqiptar, madje Shqipëria është më e hapur se shumë vende evropiane. Këtu të paktën lëvizet.
Ka likuiditet dhe bankat janë plot me likuiditet. Sa më shumë të qarkullojë paraja në vend, mjafton dhe nuk duhet të presim amerikanët apo të tjerët për të na shpëtuar. Ne duhet të gjejmë mjetet për t’i mobilizuar këto para. Vetëm duhet ta nxisim.
