AMF, aplikacion për llogaritjen e dëmit ndaj personave

AMF, aplikacion për llogaritjen e dëmit ndaj personave
Personat e aksidentuar do të kenë një referencë më shumë në kërkesat e tyre për dëmshpërblim te shoqëritë e sigurimit.

Në faqen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është publikuar llogaritësi i dëmeve ndaj personit, për të gjitha rastet e dëmeve ndaj personit me humbje të përhershme të aftësisë për pune ose në raste vdekje.

Aplikacioni i jep mundësi të dëmtuarve që të llogarisin me përafërsi vlerën e dëmshpërblimit.


Sipas këtij institucioni, ky aplikacion u vjen në ndihmë edhe palëve përfituese, si edhe vetë ekspertëve të fushës në vlerësimin e dëmit dhe trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim.

Sipas një njoftimi zyrtar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, risitë e këtij shërbimi kanë të bëjnë me përllogaritjen automatike të vlerës së dëmeve dhe edukimin e konsumatorëve në fushën e sigurimeve.

Ky aplikacion ofron gjithashtu transparencë mbi vlerën e dëmit pasuror dhe dëmit jopasuror.