Berisha: Më 8 janar anëtarët marrin selinë e PD-së, nëse Basha vijon me skenarin e bandave do përballet me pasojat

I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se PD-ja sot është më e fortë se kurrë sepse nismën e tij e quajti si një revolucion.

Ai tha se Basha datën 5 e ka datën e fundit për tu larguar si ish-kryetar i partisë, pasi sipas tij sovrani në datë 8, anëtarësia vjen dhe merr qetësisht selinë e partisë

Berisha: PD-ja sot është më e fortë se kurrë sepse ky është një revolucion. Unë ju garantoj se fati më i madh i Shqipërisë këtë vit, sepse po shkon drejt annus mirabiles. Është një zhvillim që do të shpëtojë Shqipërisë nga narko-shteti.

Ishte annus horribiles para shtatorit, por vjeshta dhe dhjetori po e shndërron në një annus mirabiles. Selinë do ta marrë në dorëzim anëtarësia e PD-së. Basha datën 5 e ka datën e fundit për tu larguar si ish-kryetar i partisë. Sovrani në datë 8, anëtarësia vjen dhe merr qetësisht selinë e partisë. Nëse Basha sjell bandat dhe dhunën, ai do të përballet me pasojat që sjell skenari i dhunës.