Berisha: Nëse shqiptarët më votojnë, do të kemi marrëdhëniet më të shkëlqyera me BE-në e SHBA-në
I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nëse shqiptarët do ta votojnë, ata do të kenë marrëdhëniet më të shkëlqyera me BE-në dhe SHBA-në.
Ai tha se shqiptarët do të kishte fatin më të madh që të kishte një shqiptar që do të mbrojte dinjitetin e tyre dhe të vendit.
Berisha: Shpresoj që SHBA-ja të paraqesë çdo provë kundër meje në gjykatë dhe sapo të dalë prova e parë, unë do të marr vendimin e parë ndaj vetes time. Unë kam besim se SHBA-ja është vendi më i lirë në botë, por e vërteta është më e madhe. Unë nisem nga këto parime dhe jam i bindur se nëse shqiptarët më votojnë mua, ata do të kenë marrëdhëniet më të shkëlqyera me BE-në dhe SHBA-në.
Ka një Amerikë tjetër që thotë se çdo gjë është bërë për Sorosin. Shqiptarët do të kishte fatin më të madh që të kishte një shqiptar që do të mbrojte dinjitetin e tyre dhe të vendit. Unë kam qenë president dhe e kam luftuar më shumë se çdo shqiptar tjetër korrupsionin. S’jam akuzuar kurrë për korrupsion.

