Vajza e vogël mesazh kryeministrit: Kur të blesh dhuratë për Zahon mendo dhe për ne që nuk kemi lekë

Zona e Kafarajt, në Fier, e cila njihet për kultivimin e luleshtrydhes në sera ka një numër të lartë fermerësh që janë prekur nga dalja e Vjosës pak ditë më parë. Dhjetëra fermerë u mblodhën të paraditen sotme në autostradën Levan - Tepelenë për të protestuar.

Edhe dy vajza të vogla dolën në krah të prindërve për të ndihmuar për të ngritur zërin .

"Xhaxhi Edi Rama kur të shkosh ti blesh Zahos dhuratë mendo dhe për të gjithë fëmijët baballarët e të cilëve nuk kanë lekë për të blerë dhurata" thotë vajza e vogël.

Ata duan dëmshpërblim pasi sipas tyre është nuk është natyra që i dënoi por bashkia që ka bërë keq projektin për ndërtimin e argjinaturës së Vjosës në këtë fshat.