A do të kthehet Meta në krye të LSI? Caka tregon se çfarë do të ndodhë pas mbarimit të mandatit të Presidentit

A do të kthehet Presidenti Ilir Meta në krye të LSI?

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News, ish-deputetja e LSI, Silva Caka sqaroi raportin që zoti Meta ka tani me LSI.

Caka: Nuk besoj që mohohet kontributi që Ilir Meta apo ët gjithë personat që kanë punuar me të dhe kanë themeluar LSI kanë në këtë forcë politike. Është folur edhe për një rikthim të mundshëm. Patjetër nuk besoj se ka asnjë kundërshtim brenda LSI, madje mendoj që ka qenë një nga periudhat më të mira të kësaj force politike nën drejtimin e zotit Meta.

Mbarimi i mandatit të tij në korrik të vitit të ardhshëm do te jetë një moment kur ne do të kuptojmë se cila do të jetë zgjedhja personale që Meta do të bëjë, një rikthim të mundshëm ose jo. Kjo është një gjë që praktikisht ne nuk kemi nga ta dimë. Por nëse i referohemi deklaratave të mëparshme ët tij ka thënë se do të rikthehet si një anëtar që momentin që do i mbarojë mandati si President.

E pyetur për marrëdhënien që ka LSI me opozitën, Caka tha se situata nuk është aspak e mirë në PD dhe për të folur për një marrëdhënie reale me një forcë politike duhet ta dinë më parë se kush do ta drejtojë.