Berisha: Basha u shkarkua me 4935 delegatë, e mban peng partinë me 1958 karrige, thotë kam 5004
I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se 4200 delegatë firmosën për të mbledhur kuvendin dhe se demokratët votuan për shkarkimin e Bashës.
Ai tha se Basha u shpreh se kishte 5004 delegatë në një sallë me 1958 karrige në “Pallatin e Kongreseve” si dhe se Basha që do ta mbajë peng partinë.
Berisha: Të gjithë jeni dëshmitarë se 4200 delegatë firmosën për të mbledhur kuvendin. Kjo shumicë firmosi dhe PD u nda në shumicë dhe pakicë. Kjo shumicë u mblodh dhe erdhën 4935 delegatë në stadium. Kjo është PD-ja më e fortë. Basha tha se ka 5000 delegatë, por tregoi vetëm 2000 të tillë.
PD e shkarkoi Bashën dhe ka vetëm një PD, jo dy. Pastaj ku vendim i ratifikuar nga mbi 44 mijë demokratë dhe këta persona mund të verifikohen. Ne e kemi pasur listën e anëtarësisë. Në një parti demokratike nëse nuk fton të votojnë individët që kanë kartën ID dhe kartën e anëtarësisë, pavarësisht nëse e kanë apo emrin në listë. Ne i kemi bërë të gjithë emrat publik. Basha tha se kishte 5004 delegatë në një sallë me 1958 karrige. Basha do ta mbajë peng partinë.

