Në 2013 e përdori të shante Berishën, sportisti ja thotë Ramës në sy: 14 medalje dhe asnjë lek
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2021, 09:51
Përballja me të shkuarën.
Ishte mars 2013, atëherë Rama ishte në opozitë dhe kërkonte të fitonte zgjedhjet e 2013. Në një nga postimet në Facebook Rama tregonte historinë e Arbis Vjerdhës, kampionit të shumëfishtë kombëtar, fitues i shumë turneve ndërkombëtare në karate.
Atëherë Rama shkruante se Kampioni botëror dhe europian në Kick Boxing ishte bërë viktimë e hakmarrjes së qeverisë së atëhershme të Berishës sepse kontribuoi për draftin e programit të Rilindjes së Sportit.
Po sot, 8 vjet më pas a ka rilindur Sporti?
Arbisi nuk fsheh zhgënjimin para Edi Ramës në takimin e mbajtur sot në kryeministri.
Thotë se nuk është bërë asgjë për sportistët të cilët japin rininë e tyre për të nderuar flamurin, por që nga shteti nuk kanë asnjë mbështetje.