Berisha: Shqiptarët nuk marrin drejtësi, ka pësuar goditje katastrofale, e bëjnë ekspertët e Soros
I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se këto ditë është krijuar opozita e vërtetë, duke rithemeluar pluralizmin në vend, pasi Basha e lëshoi pluralizmin.
Ai tha se rrëzuar nenet e kapjes së sistemit të drejtësisë, por Rama me ndihmën e 2 ambasadorëve i ktheu në ligje organike, pikë ku ka filluar beteja për kapjen e sistemit në drejtësi.
Berisha: Këto ditë është krijuar opozita e vërtetë, duke rithemeluar pluralizmin në vend. Basha e lëshoi pluralizmin. Problemi nuk është kurthi ndaj meje, por është pabesia ndaj demokratëve në qëndrimet ndaj Edi Ramës. Ambasadorët shkojnë dhe vijnë, por shqiptarët nuk marrin drejtësinë sot.
Ne reformën kryesore do të na e bënin ekspertet e Sorosit. Ne i kemi rrëzuar nenet e kapjes së sistemit të drejtësisë, por Rama me ndihmën e 2 ambasadorëve i ktheu në ligje organike. Qysh aty nisi beteja kundër kapjes së sistemit të drejtësisë. Drejtësia ka pësuar një goditje katostrofale. Nuk dënohet kush në drejtësi sepse merr vendimi ILD-ja, por nuk ia zbaton KLGJ-ja, ka marrë fund ndëshkimi i gjykatësve.

