"Kisha shkrimin gati" Berisha: Nuk isha dakord me zgjedhjet në PD, por do të dobësoja partinë, do të tërhiqesha
I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk ka qenë dakord me nisjen e procesit zgjedhor në parti.
Ai tha se do të paraqiste kundërshtitë e tij, dhe me to do të duhej të rikthehej në drejtim të partisë, por kështu mund ta dobësonte PD-në.
Berisha: Unë nuk kam qenë dakord me nisjen e procesit zgjedhor në parti. Ky është ndër rastet e pakta që unë kam censuruar vendimin, pasi kisha bërë një shkrim, por i thash vetes se jam i tërhequr duke mos iu vënë vendimit të këshillit kombëtar. Unë ditën e ditën e votimit thash se kurrë mos thuaj kurrë për të ardhur në krye të partisë.
Nëse unë do të paraqisja kundërshtitë e mia, duhet të rikthehesha, sepse nuk mund ta dobësoja partinë. Por unë nuk isha i prirur për tu rikthyer në krye të partisë. Nëse do të fitonim zgjedhjet unë do të tërhiqesha dhe do të merresha me punët e mia private.

