Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve për festa, tregtarët e Pazarit të Ri fajësojnë Veliaj: Na la pa punë, gjithë ditën në b*thë

Çdo vit në prag të festave një nga problemet kryesore që shqetëson qytetarët është rritja e çmimeve.

Enki me rubrikën e saj Vox Pop u zhvendos mëngjesin e kësaj të marte te Pazari i Ri.

Tregu ishte gjysmë bosh së pari nga ata që shesin, ndërsa qytetarët numëroheshin me gishtat e dorës.

Për emisionin "Ditë e Re", Enki mund ti të përcjellë opinionet e tregtarëve të pakicës që ushtrojnë aty aktivitetin.

Ata pranojnë se ka një rritje të çmimit të perimeve kryesisht, por fajin e gjejnë te tregtarët e mëdhenj pasi është tregu i shumicës që dikton çmimet.

Ata fajësojnë edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, pasi sipas tyre me hapjen e tregjeve të lëvizshme në kryeqytet i ka lënë pa punë.

Nga ana tjetër edhe qytetarët, kryesisht përmes mesazheve, u ankuan për rritjen e çmimeve ndërkohë që pagat kanë mbetur po ato, gjithmonë nëse je fatlum dhe ke një punë.

"Çmimet janë shumë të larta, mami im shkoi dje me 50 mijë lekë për të blerë disa gjëra dhe erdhi me një qese të vogël."

"Çmimet nuk janë rritur shumë por rrogat nuk janë rritur fare, faji është i atij të gjatit që nuk rrit rrogat."

"Perimet janë rritur shumë për festa, sidomos sallata, spinaqi. Lakrat i prishi ngrica. Sallata ishte me 1200-1300, ka shkuar në 2000 lekë. Edhe spinaqi aq. Edhe sot dhe do ta mbyll. Duhet të ketë kontroll te shumica. Mora mall sa për sot dhe nuk do të shes fare për ditët e Vitit të Ri se gjithmonë kështu ndodh. Sikur sallata është me mish brenda. Tregtarët e mëdhenj i rrisin çmimet."

"Çmimet nuk janë rritur fare dhe nuk ka punë fare. Sallata ka shkuar 2500 lekë, është 2000 me shumicë. Ky treg ka marrë fund këtu. Në fund të vitit ku tregtari shpreson të punojë janë hapur tregje në të katër anët. Tregu këtu nuk funksionon se nuk ka hyrje-dalje makinash.Varfëria kuptohet dhe situata ku ndodhemi. Çmimet janë konstante.Korrupsioni është i pafund, Shqipëria nuk bëhet me shqiptarë".

"Çmimet janë të larta, bëhu deputete e Vlorës të ulen pak çmimet."

"Çmimet janë lart e më lart, tani në prag festash rriten prapë."

"Nuk kemi rritur asgjë, se sheh që po rrimë në b*thë gjithë ditën, nuk ka punë. Nuk kanë njerëzit lekë, s'ka populli lekë se po të ketë do hajë. Çmimet jemi duku i ulur dhe nuk po ecën gjë. Ai ka nxjerrë tregtarët nga Sahati te Stacioni i Trenit. Ne paguajmë lekët këtu te Pazari i Ri, 30 mijë lekë në muaj".

"800 mijë lekë në vit paguaj unë këtu."

"Çmimet janë shumë të larta, nuk kanë faj vetëm shitësit por edhe shumica. Duhet parë ky problem se po mbetemi për Vitin e Ri pa asgjë në tavolinë."

"Çmimet janë shumë të larta, nuk e di sa do ta përballojmë ne."

"Janë rritur çmimet."

"Patjetër që janë rritur. Të paktën 20% më shumë, ato që janë baza e mbrëmjes së Vitit të Ri të gjitha janë rritur. 12 mijë lekë kg i mishit të qingjit. Agrumet janë si vitin e shkuar."

"Se ka fajin tregtari, por shteti."