Pëson arrest kardiak, ndërron jetë edhe vëllai i legjendës së futbollit

Pak më shumë se një vit pas humbjes së vëllait të tij, ndahet nga jeta Hugo Maradona. 52-vjeçari, vëllai i legjendës Diego Armando Maradona ndërroi jetë në shtëpinë e tij në një province të Napolit ku siç mësohet kishte pësuar arrest kardiak.

 

Ndërhyrja e shpejtë nuk ka vonuar për të shkuar në banesën e tij por nuk mund të bënte asgjë për të kthyer në jetë 52-vjeçarin i cili edhe ai si vëllai i tij ishte futbollist por aspak me famën e “Pibo de Or”.

Pëson arrest kardiak, ndërron jetë edhe vëllai i

Hugo Maradona u ble nga Napoli në 1987 dhe duke mos patur hapësira u huazua te Ascoli ku qëndroi pak aty e më pas u zhvendos në disa skuadra në Spanjë, Austri, Venezuelë për ta mbyllur karrierën në Japoni.

 

Një muaj më pare ishte i pranishëm në stadiumin që mori emrin e vëllait të tij, “Diego Maradona” me rastin e eventit në nder të ish legjendës që u kujtua në ndeshjen ndaj Lazios.

Fatkeqësisht edhe jeta e tij ndërpritet në moshë të re teksa nuk munguan mesazhet ngushëlluese nga Napoli, Ascoli e shumë lojtarë dhe ish futbollistë./Ora News/.