Mohues i virusit deri në fund, ndërron jetë “The Undertaker”, ish kampioni i botës dhe i Europës
Fred Sinistra ose siç njihet më mire si “The Undertaker” ka ndërruar jetë për shkak të ndërlikimeve dhe komplikimeve që i shkaktoi Covid-19.
Shumë pak janë sportistët që kanë humbur jetën për shkak të virusit të tmerrshëm pasi mënyra e jetesës së tyre, shëndet të mire dhe aktivitet sportive u jep imunutet të forte por sportisti belg ishte një mohues i madh i koronavirusit dhe nuk e pranoi deri në fund.
41-vjeçari u infektua në Nëntorin e kaluar dhe nuk pranonte të shtrohej në spital dhe ishte vetëm trajneri i tij që e bindi ta bënte por edhe kur e bëri nuk pranoi të qëndronte gjatë.
“The Undertaker postoi edhe një foto kur ishte i shtruar, ku dukej me një tub që e ndihmonte të merrte frymë dhe pak më vonë ai firmosi një fletëdalje ku pranonte të dilte vet nga spitali, ndoshta më herët seç duhej.
Gjatë gjithë kohës ai ka patur probleme me frymëmarrjen dhe me mushkëritë të dëmtuara nga covid-19 ndonëse pasi la spitalin shkruaji një postim se po rikuperohet në shtëpi dhe se do të jetë më i forte se kurrë. 41-vjeçari shkruajti se edhe vdekja nuk e donte dhe toka do të dridhej në këmbët e tij por 10 ditë pas këtij postimi ai ndërroi jetë.
Fred Sinistra kishte në program më 28 Janar duelin e radhës në kickbox në Turqi por nuk ia arriti dot ndërsa bashkëshortja e tij edhe në reafgimin e saj deklaroi se sportisti nuk vdiq nga Covidi dhe e gjithë kjo nuk duhej përdorur për të nxitur frikë dhe për të shtyrë njerëzit drejt vaksinimit./Ora News/.
