Mbappe fitonin çmimin prestigjoz, zgjidhet lojtari më i mirë në “Globe Soccer Awards”
Me ne fund edhe Kylian Mbappe merr një çmim të rëndësishëm, jo më i rëndësishmi por rruga është e gjatë.
Sulmuesi francez është përzgjedhur nga Globe Soccer Awards si lojtari më i mirë i vitit duke lënë pas rivalët e tjerë, Karim Benzema, Robert Lewandowski, Lionel Messi, Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo.
???? El #GlobeSoccerAwards 2021 a mejor jugador del mundo es para... ???????????? #GSA2021 @Globe_Soccer pic.twitter.com/roztoFtw52
— Radio MARCA (@RadioMARCA) December 27, 2021
Çmimet Globe Soccer Awards janë bërë tashmë një traditë dhe jepen çdo vit në një ceremoni madhështore në Dubai teksa në mbrëmje pati edhe disa çmime të tjera të rëndësisshme.
Kështu Robert Lewandowski ka marrë dy çmime për vitin 2021, atë të golashënuesit më të mirë të vitit të titullar çmimi Diego Maradona dhe çmimin Tiktok Fans për lojtarin më të mirë të zgjedhur nga tifozët.
Roberto Mancini që u shpall kampion Europe me Italinë, u shpall trajneri më i mirë i vitit teksa futbollistja femër më e mirë e vitit u zgjodh spanjollja Alexia Putellas e cila fitoi edhe Topin e Artë për femra pak javë më parë./Ora News/.
