Pushimet e fundvitit infektojnë skuadrat, te Barcelona 2 lojtarë me Covid-19
La Liga do të luajë më 2 Janar javën e saj të 19-të, që do të jetë edhe e para për vitin 2022.
Ajo që I trembeshin klubet spanjolle nis të konfirmohet fillimisht me Barcelonën.
Siç beri të ditur klubi katalanas, dy lojtarë të skuadrës kanë rezultuar me covid-19 me t’u kthyer nga pushimet e fundvitit që kanë zhvilluar me familjet apo të afërmit.
Bëhet fjalë për mbrojtësit Lenglet dhe Dani Alves, që të dy me pushime jashtë Spanjës për disa ditë.
Klubi katalanas konfirmoi se të gjithë lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testeve përpara se të grumbullohen dhe me të rezultuar me covid-19, të dy lojtarët janë izoluar dhe nuk janë lejuar të bashkohen me grupin.
Barcelona do të luajë në transfertën me Mallorcan më 2 Janar por ekziston frika që të gjithë skuadrat të preken nga covid-19 për shkak ndoshta të papërgjegjshmërisë së lojtarëve që tregohen të pakujdesshëm gjatë festimeve në pushimet e tyre./Ora News/.
