Trajneri më i mirë i vitit sipas sondazhit të Ora News, flet Edi Martini
Edi Martini ka qenë i ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “RTV TV”, pasi është përzgjedhur si trajneri më i mirë i vitit në sondazhin e zhvilluar nga “Ora News”.
Trajneri i Teutës zgjedh të jetë modest e të shprehet se duhet më tepër punë për të mbërritur të tjera suksese. Martini ka zgjedhur tre emra kolegësh me të cilët do të zgjidhte të darkonte për të diskutuar mbi futbollin, ndërsa sa i përket futbollistit që i ka bërë më tepër përshtypje këtë sezon zbulon emrin e Regi Lushjkas.
Edi Martini: Obligim më i madh, punë më tepër, me këmbë në tokë pak më tepër, sepse i tillë jam. Fituam Superkupën, mos e harroni. Ishte edhe më domethënëse, sepe kampionati shkoi me vlerën e 4 golave. Kishte nga ata që thonin e meritonte Vllaznia. Ndërsa Superkupa ishte një ndeshje direkte dhe e fituam. Kam kënaqësinë të rri me çdonjërin prej tyre. Kë trajner do zgjidhja për një darkë? Thomas Brdariç, Mirel Josën, Migen Memellin sepse jemi më të afërt me njëri-tjetrin.
Ndërsa përsa i përket futbollistëve, ai tha se ka mbetur i befasuar nga Regi Lushjka
Edi Martini: Lojtari që më ka pëlqyer këtë sezon? Lushkja i Laçit më ka lënë një përshtypje jashtëzakonisht të mirë. Ai ka qenë ai që më ka pëlqyer dhe më ka befasuar.
