Boxing Day nuk zhgënjen, fitore spektakolare për Man. City, Arsenal e Tottenham (Video)
Është një traditë, është një kulturë tjetër që e gjithë bota e ka zili. Boxing Day në Premier League u luajt edhe pse skuadrat kanë probleme të mëdha me pandeminë e gjithashtu tifozët por në fund të gjithë fituan.
Man. City kryesues mori një fitore tenistike 6-3 ndaj Leicester City ku vetëm në pjesën e pare kryesonte 4-0 e në të dytën ndoshta la disa hapësira duke lejuar miqtë të shënonin 3 herë. Më pas Citizens reaguan për ta mbyllur sfidën 6-3 dhe duke ruajtur kryesimin.
Arsenali nuk mund të quhet më një surprizë apo zhgënjim sepse tani topçinjtë po marshojnë drejtë 4 më të mirëve duke siguruar për momentin vendin e katërt. Sot ata mposhtën Norwich 5-0 në transfertë me një fitore dominuese ku Xhaka ishte titullar.
Edhe Tottenhami i Contes fitoi takimin e saj në shtëpi e me gjithë problemet me disa lojtarë të infektuar, arritën të mposhtnin 3-0 Crystal Palace. Ky sukses e fut në lojë Conten për vendin e katërt pasi është 6 pikë larg Arsenal por ndërkohë ka 2 ndeshje mangut për të luajtur./Ora News/.
