Dosja e bujshme "339/1", GJKKO jep dënimin për tre të pandehurit, lirohet nga akuzat nipi i ish-deputetit
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar ditën e sotme gjykimin e dosjes 339/1 duke i dhënë fund edhe një prej dosjeve më të përfolura.
Kështu në përfundim të gjykimit janë deklaruar fajtorë:
1. Gentian Marku per kryerjen e veprave "prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal" "armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë" parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim
2. Fation Marku per kryerjen e veprave "prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal" "armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë" parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.
3. Oltion Marku per kryerjen e veprave "prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal" "armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë" parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka vendosur deklarimin e pafajshem te pandehurit Samuel Noka per kryerjen e veprave "prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal" "armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë" parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal për shkak se nuk provohet që ta ketë kryer ai.
Samuel Ndoka është nipi i ish-deputetit socialist në qarkun e Lezhës Arben Ndoka.
I kontaktuar nga media mbrojtësi i të pandehurit Samuel Noka, avokati Arbër Hoxha, u shpreh që vendimi është i drejtë dhe është rasti për tu përgëzuar gjykata në dhënien e drejtësisë pasi ish-Gjykata e Krimeve te Rënda dhe aktualisht Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në 21 vite të ekzistencës se saj ky është vendimi i tretë i pafajësisë.

