Tjetër rekord infektimesh në Premier League vetëm në javën e fundit

Duket se Boxing Day këtë sezon ka kosto të madhe te skuadrat e Premier League. Jo financiare por bëhet fjalë nga protokolli anti-covid ku për shkak të vijimit të grumbullimit të skuadrave për të luajtur ndeshjet në fundvit, po rriten edhe numrat e të prekurve me covid-19.

 

Java e kaluar ishte një rekord prej 90 rastesh të reja mes lojtarëve dhe anëtarëve të stafeve por sot Federata ka publikuar të dhënat e kësaj jave që u mbyll dhe ku shenohet një rekord prej 103 personash të infektuar.

 

Janë 15.186 teste të kryera mes 20-26 dhjetorit nga të gjitha klubet e Premier League, ku edhe testimet janë rritur por edhe numri i testeve që rezultojnë positive është rritur.

E veçanta nga vendet e tjera është fakti që klubet nuk zbulojnë emrat e lojtarëve që preken nga covid-19 ndërsa ata të trajnerëve po.

 

Gjithsesi, për ndeshjet e së martës, Leeds United-Aston Villa dhe Arsenal-Wolverhampton janë shtyrë e për momentin të gjitha ndeshjet e tjera do të luhen më 28 dhe 29 dhjetor./Ora News/.