Privoi Shqipërinë nga ëndrra e Botërorit, tani Paulo Sousa mbetet “peng” i Polonisë
Shqipëria ishte pranë ëndrrës për të shkuar në playoffin e Botërorit 2022. Ndoshta ato dy ndeshje me Poloninë shkuan keq për shumë arsye dhe ai që festoi ishte Paulo Sousa dhe ekipi i tij të cilët siguruan vendin e dytë dhe shorti i vuri përballë Rusisë në ndeshjen e Marsit.
Me gjithë këtë sukses, situate ka ndryshuar tani dhe muaji i mjaltit ka përfunduar pasi trajneri portugez kërkon të largohet nga kombëtarja polake.
Arsyeja është shumë e thjeshtë, ka në tavolinë një ofertë shumë të mire ekonomike dhe ndoshta sportive, e kërkon Flamengo në kampionatin brazilian.
Sousa ka kërkuar prishjen e njëanshme të kontratës por kreu i Federatës i është kundërvënë dhe nuk e lejon diçka të tillë.
“Sot u informova nga Paulo Sousa se donte të zgjidhte kontratën jashtë gjykatës për shkak të një oferte nga një klub tjetër. Kjo është sjellje jashtëzakonisht e papërgjegjshme, në kundërshtim me deklaratat e tij të mëparshme. Prandaj, unë refuzova me vendosmëri”, shkruajti Cezary Kulesza, kreu i federatës në rrjetet sociale.
Duket se palët po shkojnë në një përplasje ligjore kur janë pranë fazes kulminante që do ta çonte Poloninë në Kupën e Botës../Ora News/.
