Ilir Daja e mbyll me Partizanin, pritet zyrtarizmi i largimit të trajnerit

Pas shumë diskutimeve dhe zërave që qarkullonin, Ilir Daja ka vendosur të largohet nga Partizani.

Në ndeshjen e fundit të humbur me Tiranën në derbi, trajneri i të kuqve ka deklaruar se do të bisedonte me drejtuesit për të gjetur një zgjidhje të krizës që siç duket mbetet ai pasi ka marrë përgjegjësitë.

 

Palët kanë rënë dakord për të mbyllur bashkëpunimin duke qenë se sezoni është shumë zhgënjyes dhe te Partizani mendojnë se ka vend për rikuperim por jo me Dajën në stol.

 

Siç mësohet, Daja do të largohet dhe për vitin 2022, Partizani do të ketë një trajner të ri, ku përflitet shumë për emrin e Shpëtim Duros.

Pas 15 ndeshjesh në Superiore, të kuqtë kanë vetëm 18 pikë dhe janë 15 pikë larg kreut duke dale pothuajse nga gara për titull që në Dhjetor.

 

Ilir Daja mori vitin e kaluar drejtimin e Partizanit ku luftoi për titull dhe nuk ja doli por fatkeqësisht ndoshta edhe për menaxhim të keq nga drejtuesit, skuadra u zhbë totalisht për ta nisur nga e para këtë vit e në fund, erdhi dhe kriza që çoi në ndarjen e parakohshme të bashkëpunimit./Ora News/.