Berisha: Koka ndau paratë me Ramën e Ahmetajn, nuk merret i penduar nga SPAK se del kreu i Meduzës
Për ish-kryeministrin Sali Berisha Lefter Koka ka ndarë shuma të mëdha me të tjerë, përfshirë këtu edhe Arben Ahmetajn edhe Edi Ramën.
Ai u shpreh se Lefter Koka nuk merrte dot kurrë një qindarkë nga buxheti i shtetit në qoftë se nuk vendoste ministri i Financave dhe Kryeministri.
Berisha: Lefter Koka në ujdi me të tjerë sepse asgjë s’bën dot Lefter Koka pa ndarë shuma të mëdha me të tjerë, Arben Ahmetajn edhe Edi Ramën. Ministria e Mjedisit nuk ka pasur në buxhetin e saj qindarkë për djegësin e Elbasanit apo të Fierit. Ministria e Mjedisit nuk ka bërë asnjë tender, ja ka dhënë pa tender të njëjtës kompani me emër të ndryshëm që i ka dhënë Elbasanin, Fierin dhe Tiranën.
Lefter Koka nuk merrte dot kurrë një qindarkë nga buxheti i shtetit në qoftë se nuk vendoste ministri i Financave dhe Kryeministri. Ministri i Financave për të vendosur është i detyruar të shqyrtojë procedurën në çdo segment të saj dhe nuk i jep kurrë paratë. Ministri i Financave edhe të sikur të ishte buxhet i Ministrisë së Mjedisit nuk disbursonte një qindarkë nëse shihte se janë shkelur të gjitha kushtet. Lefteri nuk flet sepse Lefteri flet në qoftë se e pranon drejtësia për të penduar, por SPAK s’e pranon kurrë për të penduar se e di që Rama del si kreu i Meduzës së kësaj afere. Ai mund të flasë vetëm po të merret i penduar. Ai dënohet, por dënohet më pak.
