Berisha: Për Engjëll Agaçin dhe Arben Ahmetajn ka një mandat arresti nga një vend mik
Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha për sekretarin e kryemnistrisë Engëll Agaçin dhe zv. kryeministrin Arben Ahmetajn ka një mandat arresti nga një vend mik.
Ai u shpreh se bëhet fjalë për pastrim parash dhe përmendi lidhjet e Agaçit me incineratorët, ARMO-n, Alpetrol dhe dosjen e Lulzim Bashës.
“Ka mandat arresti nga një vend mik për Engëll Agaçin dhe Arben Ahmetajn. Nga një vend këtu pranë. Për pastrim parash. Nuk është nga INTERPOL-i. Një gjë është e sigurtë, në djegësa një strumbullar absolut është Engjëll Agaçi. Është eminenca gri e mafies shtetërore. Don Agaçio ka qenë kryesori në borxhin e ARMO-s dhe Albpetrol. Është njeriu që i besoi Rama për t'i mbyllur dosjen Lulzim Bashës. Gjeje, është në padinë e Bashës Agaçi. Dhe Agaçi është po kaq sa Ahmetaj në aferën e djegësva. Fondi për djegësin nuk është krijuar nga lefter Koka por nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj" – tha Berisha në 'Zonë e Lirë'.
