“Turpi i të paturpit!”, Dylgjeri: As Princi Salman i Arabisë Saudite, nuk mban kaq këshilltarë sa Veliaj

Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar pas publikimit të pagave të shqiptarëve, temë e cila tashmë është në qendër të vëmendjes prej dy ditësh.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Dylgjeri shkruan se është turp i të paturpit, që Kryebashkiaku i Tiranës të mbajë 20 këshilltarë.

Ai thotë se as Princi Salman i Arabisë Saudite, një nga më të pasurit e botës, nuk mban kaq këshilltarë.

Postimi i Dylgjerit

Turpi i të paturpit!

20 Këshilltarët e Erion Velisë  ne Bashkine e Tiranes.

Ja ku shkojne taksat:

O i mjeri pensionist ne duart e kujt përbindëshi ke renë!

Ky ju genjen ju çdo dite, çdo muaj e çdo vit. Ky eshte guzhinieri me perparese qe ju shperndan çorben o te mjere! Ky eshte "Mjafti".

As Princi Salman i Arabisë Saudite, një nga më të pasurit e Botës, nuk mban 20 këshilltarë ?!!!