Turqi/ 20-vjeçarja martohet me burrin që i hodhi acid në fytyrë
Një 20-vjeçare në Turqi është martuar me burrin që i hodhi acid në fytyrë, duke e lënë thuajse të verbër dhe të shpërfytyruar.
Daily Mail shkruan se burri i hodhi acid 20-vjeçares në vitin 2019, pas ndarjes së tyre.
Për këtë veprim ai u dënua me 13 vite e gjashtë muaj burg, po u lirua më herët, pas një ndryshimi në ligj, për shkak të Covid-19.
Para sulmit, autori e kishte kërcënuar 20 vjeçaren se do ta vriste. Por, pas arrestimit, ai i ka kërkuar 20-vjeçares falje.
Mediet turke shkruajnë se kur autori doli nga burgu i ka kërkuar sërish falje ish të dashurës, duke i thënë se është penduar për atë që ndodhi, se e dashuron dhe se do që të martohet me të.
Menjëherë pas lirimit nga burgu në fillim të dhjetorit, ai i ka propozuar martesë viktimës dhe ajo ka pranuar.
Babai i vajzës, Yasar Ozek tha për dasmën e vajzës së tij: “Ajo u martua pa dijeninë tonë.” Kam luftuar për të për vite me radhë dhe tani gjithçka është e kotë.”

Frikë nga Omicron/ Anulohen mbi 4.500 fluturime në mbarë botën
25 Dhjetor, 10:48

