Ju flet Moska - Çështja "Beketi" po bëhet "varri" politik i drejtësisë së reformuar shqiptare

Çështja "Beketi" po bëhet "varri" politik i drejtësisë së reformuar shqiptare ishtw tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Dje prokuroria e Tiranës në gjyqin e Tiranës dha pretencën ku u kërkuar 20 vite burg. Ky është rasti i parë në botë që një biznesmen fiton gjyqin në arbitrazh dhe prokuroria e këtij vendi ngre një pretencë.

Kjo përrallë kishte vlerë sa pa shkuar çështje në arbitrazh, tani që është dhënë vendimi dhe që shteti shqiptar është njohur, edhe pse Rama tha se nuk duhet të ketë komision paralajmëtar për këtë çështje, sepse vendimi është konfidencial.

Basha dhe Bardhi kanë një marrëveshje me Ramën për të mos e ngacmuar deri në pikën që duhet. Kur një vendim i Gjykatës ndërkombëtare vendoset detyrimi i konfendencialiteti bëhet njëra nga palët, kryesisht nga pala humbëse.

Kjo çështje na kushton të gjithëve mbi 120 milionë euro. Beketi me këtë pretencën që dha kjo prokurorja dje dhe më këtë vendimin që do të japë gjykata ta shpallë fajtor për pastrim të produkteve të veprës penale do të kushtojë më shumë.

Këtu është bërë një grup i strukturuar kriminal në çështjen Beketi, i përbërë nga Elisabeta Imeraj, Mirela Zavalani. Këta duhet t’i kapë SPAK, sepse Rama bëri një gafë ku disa prokurorë i zbatuan urdhrin në vitin 2015-16 dhe na sollën këtu ku jemi.

Kjo lojë nuk mund të përsëritet nga e para dhe SPAK-u të rrijë se shkon shumë, pasi mund të vijë një faturë tjetër gjobë. Çështje Beketi po bëhet varri politik i drejtësisë së vonuar.