Familja 10 anëtarëshe në mjerim, bashkëmoshatarët ëndërrojnë dhurata, Xhemali s`ka ushqim

Teksa festat e fundvitit po afrojnë shumë fëmijë kanë ëndrra për të marrë dhurata por një 11-vjeçar bën apel për një kafshatë bukë. Varfëria që kapluar familjen e tij me 10 anëtarë, ndërsa nëna apelon për ndihmë pasi jeton në kushte të vështira me dy persona të sëmurë.

Fëmijët ëndrrojnë dhurata dhe moment të bukura për festat e fundvitit por Xhemali, 11 vjeç, bën apel për një kafshatë bukë.

"Kur s'kemi bukë flejmë gjumë. Këtu është shumë ftohtë, i kam duart akull."

Të vegjëlit e familjes Kruja nuk kanë provuar kurrë të marrin dhurata, ndërsa shpresojnë se dikush do tua plotësojë dëshirat këtë fundvit.

"Unë dua një biçikletë."

"Edhe unë."

Mjerimi dhe skamja janë ulur këmbëkryq në familjen Kruja në lagjen "Nishtulla" në periferi të Tiranës.

Në këtë shtëpi ku jetojnë 10 persona pothuajse gjithçka mungon ndërsa dy prej anëtarëve janë të sëmurë.

Liri Kruja, 66 vjeçe, tregon vuajtjet me dy fëmijët e saj, djalin 49 vjeç dhe vajzën 38 vjeç prej vitesh me problem shëndetësore.

"Gjithmonë nënës i bie e keqja."

66-vjeçarja thotë se për fëmijët nuk merr as KEMP nga shteti, i cili e ka lënë pa asnjë ndihmë.

"Djali as vajza nuk marrin KEMP. 10 veta me 200 mijë lekë. Kam dhe borxhe."

Nënë Lirija apelon për ndihmë dhe shpreson se dikush do ta ndihmojë për hir të fëmijëve.

Familja 10 anëtarëshe në mjerim, bashkëmoshatarët