"Çdo ditë në orën 5…", kush është keqbërësi që po dëmton kutitë e shpërndarjes së fibrave optike të internetit

Një person ende i paidentifikuar, prej një jave ka nisur të dëmtojë kutitë e shpërndarjes së fibrës optike të një kompanie interneti në qytetin Vlorës (NISATEL).

Personi i cili di vendndodhjen, shfaqet çdo ditë në orën 5 të mëngjesit  në pika të ndryshme të qytetit.

Keqbërësi duket si njeri i fushës pasi e di mirë çfarë dëmton, duke dëmtuar sistemin e fibrave.

Policia ka nisur të marrë në pyetje disa persona.

Dëmet e shkaktuara bëhen vetëm te e njëjta kompani ndërsa individi pasi kryen dëmtimin largohet i qetë.

Vetë kompania ka vendosur një shpërblim për këdo jep informacione mbi identitetit e autorit.