Sarandë, digjet banesa në katin e katërt të një pallati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2021, 20:12
Një banesë në katin e katërt të një pallati në Sarandë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në lagjen numër 3.
"Ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati, në banesën e shtetasit E.Zh., ku ka vetëm dëme materiale" njoftoi policia.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

