Covid-19 në vend: 286 të infektuar të rinj, 6 humbje jete dhe 118 pacientë në spitale

 Covid-19 në vend: 286 të infektuar të rinj, 6 humbje jete dhe 118

Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4011 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 286 qytetarë.

Janë 5,201 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 118 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:

Një qytetar nga Tepelena 66 vjeç, një qytetar nga Elbasani 74 vjeç, një qytetar nga Durrësi 77 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç,  një qytetar nga Ballshi 79 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç.

Janë shëruar 349 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,833 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki:

138 në Tiranë, 15 në Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, 9 në Kamëz, 6 në Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër, 5 në Vorë, 4 në Shkodër, Lushnje, Korçë, Devoll, 3 në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Kavajë, Përmet, 2 në Kukës, Shijak, Krujë, Mat, Tepelenë, Kuçovë, Peqin, 1 në Vaun e Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Kolonjë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd.

Statistika (24 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          286

Të shëruar në 24 orë       349

Të shtruar në spitale       118

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                 4011

Testime totale              1,456,072

Raste pozitive                207,221

Raste të shëruara          198,833

Raste Aktive                      5,201

Humbje jete                      3,187

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,545

Fier                 579

Durrës             362

Shkodër          339

Elbasan           307

Vlorë                239

Gjirokastër     222

Berat               219

Lezhë               135

Korçë               105

Kukës               73

Dibër                69