"Me këto skandale duhet të kishte rënë shteti", Demalia: Dabulla mik i Erion Veliajt, ka një grupim të krimit, politikës e medias

Në një intervistë në Ora News, analisti Ilir Demalia u shpreh se rasti me Telebingon Shqiptare tregon edhe njëherë se drejtësia është në gjendje të mjerueshme.

Ai tha se Alban Dabulla ka lidhje të ngushtë me kryebashkiakun Erion Veliaj, duke shtuar se media është e lidhur me politikën dhe pastrimin e parave.

Sipas tij, në Shqipëri është e paralizuar drejtësia dhe duket se reforma nuk ka akte dhe veprime për të ndëshkuar këtë krim që ka marrë në dorë median dhe shtetin.

Demalia: Kjo gjë tregon gjendjen e drejtësisë dhe SPAK-ut. Tregohet trafiku i medias dhe lidhjes e saj me pushtetin. Dabulla ka një gazetë dhe dihet se ka lidhje me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj është mik i aferave të Dabullës. Problemi është se si media është e lidhur me politikën dhe pastrimin e parave. Tregu nuk i justifikon rrogat e dala. Ka një grupim të krimit, politikës dhe medias. Këto janë rroga që vijnë nga reklamat e shtetit, duke sjellë një gjendje që ka shpërthyer.

Si ka mundësi që ndodhin këto lidhje që nuk janë rastësi mes medias dhe pushtetit. Këtu është e paralizuar drejtësia dhe duket se reforma nuk ka akte dhe veprime për të ndëshkuar këtë krim që ka marrë në dorë median dhe shtetin. Po ashtu çështja me Telebingon nuk është zbuluar ditën e fundit. Dabulla është larguar orën e fundit, si ka mundësi? Këtu nuk vepron gjykata dhe prokuroria, ose më saktë bashkëveprojnë me krimin. Ajo që është më e rëndë është se opozita ka 1000 probleme dhe nuk ka moral për tu ballafaquar me këto çështje. Me këto skandale duhet të kishte rënë shteti.