Publikimi i targave, Drejtoria e Transportit Rrugor nis hetimin: Baza e të dhënave aksesohet nga shumë institucione

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka reaguar lidhur me daljen e disa të dhënave për targat e automjeteve në Republikën e Shqipërisë.

Në një postim në facebook, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor thotë se sapo u njoh me lajmin nisi menjëherë hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI.

Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat.