Tentoi të fuste celularin në burg përmes tenxheres, arrestohet 65-vjeçari në Berat

Është arrestuar ditën e sotme nga SHKB e burgjeve 65-vjeçari Musteak Çala.

Ai u kap duke futur një celular brenda ushqimeve që kishte futur në Burgun e Beratit për djalin e tij, 30-vjeçarin Erjon Çala, që vuan dënimin në këtë burg.

Telefoni u gjet i ngjitur brenda një tenxhereje.

Musteak Çala pas ndalimit nga SHKB e burgjeve u mor tani në dorëzim nga DVP Berat, ku edhe do merret në pyetje.