Vigjilje Krishtlindje në Shkodër, “Betlehemi i gjallë”, krijon atmosferën e lindjes së Jezu Krishtit
Në vigjilje të festës së Krishtlindjes në Shkodër është rikrijuar qyteti i Betlehemit dhe atmosfera e lindjes së Jezu Krishtit.
Janë pamje që na kthejnë pas në kohë, në një ngjarje që ndryshoi historinë e botës.
Është qyteti i Betlehemit, vendi ku lindi Jezu Krishti.
Banorë të të gjitha moshave të famullisë së Hajmelit-Nenshat në Shkodër u bënë bashkë që të rikrijojnë atmosferën dhe ngjarjet bazuar në shkrimin e shenjtë.
Brenda kësaj hapësire përjetohen të gjitha.
Mbi 250 është numri i figurantëve të këtij “Betlehemi të gjallë”, i cili sjell ikjen prej Egjiptit drejt tokës së premtuar.
Rrugëtimin e Marias dhe ardhjen në jetë të shpëtimtarit për besimtarët e krishterë.
"Gjithësekush ka vendosur energjinë, pozitivitetin, energjinë me e realizu këtë gjë."
Lindja e Krishtit përjetohet në mënyra të ndryshme, por kjo mbetet ndër më të veçantat dhe origjinalet.
"Është e mrekullueshme si ne arrijmë ta rikrijojmë familjen e shenjtë për të dhënë mesazhin që familja e shenjtë është secila familje e jona."
"Krishti është jeta jonë."
Ipeshkvi i Sapës, imzot Simon Kulli, kërkon që mesazhi i Krishtlindjes të prekë zemrat e çdo besimtari.
"Krishti ka ardhur aty ka zemra të ftohta ti ngrohë, ku ka zemra të plasura ti shërojë."
Krishtlindja është festa më e madhe për të krishterët dhe prej saj burojnë të gjitha festat e tjera fetare.



