Hoxha për makinën superlukzose te bashkia: Qarkullon në të ai që fotografohet “pa mendje” me biçikletë

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e një makine luksoze të parkuar para bashkisë Tiranë, duke aluduar se i përket kryebashkiakut Veliaj.

Hoxha shkruan në Facebook se një super Benz i tillë kushton shumë dhe se i përket dikujt që fotografuar “pa mendje” duke udhëtuar me biçikletë nëpër qytet.

Hoxha: Meqe doli sot kjo lista e targave, me ndihmoni dot e kujt eshte kjo bisha me targa AB 007… e parkuar te oborri bashkise se Tiranes???!!! Qe te kesh nje superbenz fringo të ri si ky, duhet te jesh në top-listen e rrogave???!!! Jo për gje, por kam nja 4-5 jave, qe shikoj të qarkulloj me te, dike qe shfaqet shpesh ne media, i fotografuar “pa mendje” duke udhetuar me biçiklete neper qytet… Epo jemi ne kohe festash, ne kohe dhuratash!!! Super makine është jo shaka!!! Ka punuar dynjaja për kete dite.