SKANDALI III/ Dalin në pazar edhe targat e 530 mijë shqiptarëve dhe pronësia e 61 mijë bizneseve

Dalja e të dhënave personale tashmë është kthyer në një sport pa fre. Pas të dhënave personale ku u përfshinë pagat, vendi i punës dhe numri i telefonit, përmes whatsupp është përhapur me shpejtësi një database e re e rreth 600 mijë automjeteve që qarkullojnë në shqipëri.

Në këtë tabelë kollona e parë nis me targën e mjetit dhe më tej vazhdon me modelin, ngjyrën, numrin e kartës së identietit dhe emrin e mbiemrin e pronarit të regjistruar.

Në një tjetër nëndarje është publikuar edhe pronësia e 61 mijë makinave të bizneseve.

Databaza e konsultuar me disa të dhëna jo zyrtare, rezulton se i përket muajve të parë të këtij viti pasi të dhënat që ndodhen në dokument nuk janë të përditësuara. Ky është skandali i rradhës i daljes së të dhënave edhe pse një ditë më parë prokuroria mori vendimin për sekuestrimin e serverave të AKSHI-t.

Ekspertët shprehen se kjo ngjarje klasifikohet si rrjedhje te dhenash nga sistemet informatike dhe nuk bëhet fjalë për një  sulm kibernetik. Madje duke parë se vijnë pas patronazhisteve dyshohet se ato janë marrë nga punonjës të brendshëm.

Sipas rregullores në këto kushte duhet të ishte vendosur emergjenca për mbrojtjen e të dhënave por se një hap i tillë nuk ka ndodhur.

Informacionet e rëndësishme që kanë mbetur pa u publikuar ende mbeten pronësia mbi ndërtesa, apartamente dhe sipërfaqe toke, apo dhe të kredive.

Po ashtu online gjenden dhe të dhënat shëndetësore apo familjare të çdo personi, që rrezikojnë po ashtu të jenë në dorën e çdo personi.

Rreziku mbetet perdorimi i këtyre të dhënave nga keqbërës që mund të përfitojnë në banka, apo në tjetërsim të pasurive.

Rama e quajti të shkuar

Ndërkohë sot Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të fliste dhe as tu përgjigjej pyetjeve në konferencë për median duke e quajtur një çështje e të djeshme.

Publikimi dje i bazës së dytë të dhënave me pagat e qytetarëve në shtet e privat për muajin prill 2021 thellon edhe më tej skandalin e rrjedhjes në publik të informacioneve private të qyetarëve.

 

Në databazen e muajit prill 2021, që koincidon me zgjedhjet parlamentare ka edhe një faqe të dytë, ku janë renditur emri, mbiemri, atësia, datëlindja dhe numri i telefonit të rreth 690 mijë qytetarëve.

Vihet re se pagesa më e lartë është bërë prej Shërbimit Informative Shtetëror, ku janë paguar rreth 590 mijë euro.

Poll