"E dua Shqipërinë, i dua shqiptarët" Presidenti dekoron Imzot George Frendon

Presidenti i Republikës Ilir Meta, vlerësoi arqipeshkvin e Tiranës, Imzot George Frendon me dekoratën “Nënë Tereza” për shërbimin e tij në Shqipëri në prag edhe të largimit nga vendi ynë pas 25 vitesh në krye të Kishës Katolike Shqiptare.

Duke theksuar vlerën e vendin tonë dhe shembullin pozitiv të bashkëjetesës fetare në Shqipëri, presidenti Meta falënderoi të gjithë udhëheqësit fetarë dhe veçanërisht Imzot Frendon për rolin e rëndësishëm të tyre në këtë harmoni fetare që karakterizon popullin tonë.

"Shqipëria krenohet me harmoninë dhe bashkëjetesën fetare, e cila është një nga vlerat më të çmuara për vendin tonë."

Në fjalimin e tij Imzot Frendo shprehu dashurinë e madhe për shqiptarët dhe Shqipërinë duke theksuar mikpritjen e veçantë të tyre.

"Nga ajo ditë kur mora frymë së pari në Shqipëri, jam përpjekur të ndihem si shqiptar. Menjëherë rashë në dashuri me Shqipërinë dhe shqiptarët."

Imzot Frendo erdhi në vendin tonë pak kohë pas rënies së komunizmit, periudhë gjatë së cilës feja ishte e ndaluar nga regjimi i asaj kohe, por ai shprehu admirimin për popullin shqiptar i cili nuk e zbehu besimin në asnjë moment.

"Kjo propagandë nuk e shuajti dot besimin."

Presidenti Meta u shpreh se vigjilja e krishtlindjes, e bën edhe më të veçantë vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj Imzot Frendos duke e fal]ënderuar për gjithçka që ka bërë për vendin tonë.