Rama i rikthehet debatit për kanabisin: Do t'ju pyesim nëse do të lejojmë kultivimin për qëllime mjekësore
Kryeministri, Edi Rama, ka prezantuar sot "Këshillimin Kombëtar për Shqipërinë", përmes të cilit u kërkohet shqiptarëve mendimi për çështje të ndryshme.
Një ndër pyetjet që mund t'i adresohet shqiptarëve është nëse duan që qeveria të lejojë kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.
Lidhur me këtë Rama thotë se, pavarësisht se duket se shqiptarët duan që të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore, çështja shkon përtej bindjeve të gjithsecilit.
Si rrjedhojë, "ne duhet të kapërcejmë kapërcejmë përtej kartonit, përtej shumicës dhe të marrim një opinion shumë më të gjerë nga të gjithë shqiptarët", është shprehur kryeministri.
Edi Rama: Kultivimi dhe përpunimi i monitoruar i kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar përdorimin për arsye tjera është sot një instrument që shumë vende të botës po e përdorin për të fuqizuar ekonomitë e tyre.
Ndërkohë që sot në Shqipëri thonë që nuk është ende koha që Shqipëria të hyjë në këtë proces.Një ndër ta kam qenë edhe unë, deri në një moment të caktuar, që e kam kundërshtuar pikërisht se nuk është ende koha.Ndërkohë që në këndvështrimin tim dhe tonin duket se ne nuk mund të presim më, sidoqoftë kjo është një vendimmarrje që ne na duhet më shumë se sa bindja jonë. Na duhet të kapërcejmë përtej kartonit, përtej shumicës dhe të marrim një opinion shumë më të gjerë nga të gjithë shqiptarët.
(Shënim pyetjet: janë të formuluara nga redaksia nuk janë ato që mund të jenë në pyetësor)

