Meta dekreton ligjin për ekstradimet ndërmjet Shqipërisë me Britaninë dhe Irlandën

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekretuar sot shpalljen e Ligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut mbi transferimin e personave të dënuar”.

Një njoftimin e Presidencës thuhet se kjo marrëveshje e re thjeshtëson procedurat për transferimin e personave të dënuar nga njëri shtet tek tjetri; ndihmon në zbatimin efektiv të parashikimeve të marrëveshjes nga ana e organeve respektive proceduese pjesëmarrëse në këto procedura; si dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e drejtësisë penale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në përmbushje si të qëllimeve të drejtësisë dhe rehabilitimin shoqëror të personave të dënuar.

Marrëveshja synon që të përmirësojë kushtet e rregullat për transferimin e personave të dënuar nga të dyja shtetet, në funksion të lehtësimit të riintegrimit social të shtetasve të njërit shtet kontraktues, që vuajnë dënimin në shtetin tjetër.

Nga të dhënat statistikore të bëra publike në praktikën parlamentare, për 1580 shtetas që po vuajnë dënimin, do të ketë një mundësi më shumë për transferimin e tyre në vendin e origjinës në funksion të lehtësimit të riintegrimit të tyre social.