"S'është vonë t'i pyesni shqiptarët për Ballkanin e Hapur?, Rama: Duam mendimin e të gjithëve pa na u drejtuar si i PS apo i Bravës

Kryeministri Rama u shpreh se do t'i dërgohet një pyetësor çdo shqiptari dhe do të marrë mendimin e tyre për këtë nismë.

Ai u pyet nga gazetarët a nuk është vonë që të pyesni shqiptarët për Open Balkan? A nuk duhet t'i kishit pyetur më parë shqiptarët dhe më pas të kishit bërë lobimin për tu njohur kjo nismë nga BE dhe SHBA, qoftë duke pyetur edhe opozitën?

Kryeministri tha se nuk është asnjëherë vonë për të pyetur njerëzit.

Rama: Nëse do ta kishim këtë instrument më parë, mund ta kishim vënë në dispoziocion më parë. Nuk diskutohet që unë i qëndroj të gjitha aty që kam thënë për "Open Balkan" por qeveria e ka të nevojshme të dëgjojë mendimin e të gjithëve në mënyrë të lirshme pa na u drejtuar si i PS dhe i Bravës, por duke na u drejtuar si shqiptarë. Me këtë mësojmë ne, mësojnë dhe të tjerët. Ne do këshillohemi me njerëzit, jo për t'iu imponuar, por për të marrë mendimin e tyre.

Rama tha se kjo është shkuarje në një burim të pashtershëm energjie, që është energjia e popullit.

Rama: Ne kemi nevoja ta shfrytëzojmë këtë burim për vendimmarrjet tona, ët tjerët mund ët thonë çfarë të duan. Kur flas për të tjetër nuk flas për njerëzit, flas për përfaqësuesit e tyte që merren me brava apo që merren me sfurqe. Ne nuk na duhet kjo.