Rama: Do t'i dërgojmë pyetësor shqiptarëve, do marrim mendimin e tyre për "Open Balkan"

Kryeministri i vendit, Edi Rama prezantoi sot një nismë të re e cila është quajtur Këshillimi Kombëtar. Ai u shpreh se shqiptarëve do t’i dërgohet një pyetësor në shtëpi për të marrë mendimin e tyre për cështje më të rëndëishmë që kanë të bëjnë me vendin. Një ndër këto cështje është edhe  “Ballkani i Hapur” për të cilën Rama tha se do të  marrë mendimin e shqiptarëve.

Rama: Ballkani i Hapur, pavarësisht bindjeve të mia, bindjeve tona si qeveri ka njerëz që besojnë se krijimi i Ballkanit të Hapur në funksion të një hapësire rajonale është gjëja e duhur, por ka të tjerë që mendojnë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Edhe për këtë ne do t'i drejtohemi të gjithë shqiptarëve, për të marrë mendimin e tyre.