Çudia më e madhe 3 ditë zgjat, Rama "lë pas" skandalin e publikimit të pagave i fton shqiptarët në këshillim për Shqipërinë
Çudia më e madhe në Shqipëri 3 ditë zgjat. Kryeministri Rama lë pas skandalin e nxjerrjes në Pazar të databazës së mbi 690 mijë shqiptarëve dhe prezanton nismën “këshillimi kombëtar për Shqipërinë”
U kërkohet shqiptarëve mendim për çështje të rëndësishme.
“Me besimin se ne shqiptarët kemi mundësi të shkojmë shumë më shpejt përpara nëse e dëgjojmë më shumë njëri tjetrin pa u ndarë në llogoret e vjetra politike që nxisin përçarje sherr konfuzion kundër interesit të familjeve shqiptare." tha Rama.
Në prag të vitit të ri vijnë dhe mundësi të reja tha kryeministri.
Madje kryeministri nuk pranoi as ti përgjigjej pyetjes së gazetarëve lidhur me këtë çështje.
Pyetjes: Përse nuk është marrë asnjë përgjegjësi nga ana juaj qoftë në rang drejtorësh apo do të justifikohet që për këto gjëra ndodhin dhe në shtete të tjera. Rama iu përgjigj: "Këto gjëra kam folur dje".
Shqiptarët do të pyeten për Ballkanin e Hapur, anëtarësimin e BE-së e shumë të tjera, por jo për koncesionet.
"Sa i takon nismës koncesionet e PPP janë instrument të vënë në dispozicion nga bota gjithë qeverive dhe nuk janë shfaqje të huaja. Nuk kemi çfarë konsultojmë lidhur me këto koncepte e instrumente, sepse jemi në një vend kapitalist" tha Rama.
Pyetësori
Bëhet fjalë për një pyetësor që do u vihet në dispozicion të gjithë shqiptarëve brenda e jashtë vendit për të thithur mendimin e tyre për çështje strategjike për vendin, ekonominë dhe shoqërinë tonë.
"Është koha të lëmë pas llogoret e sherrit politik e të mendojmë për gjërat që na bashkojnë përtej shumë gjërave që na ndajnë të hedhim shumë hapa para duke u këshilluar sëbashku për vendime që kanë rëndësi e impakt të drejtëpërdrejtë në marrëdhëniet e shtëpisë sonë me jashtë e në përpjekjen jetike për të thelluar arritjet dhe adresuar plagët e padrejtësisë " tha Rama.
Për çfarë do u kërkohet mendim shqiptarëve
(Shenim pyetjet: jane te formuluara nga redakis nuk jane ato qe mund te jene nepyetor
1 - Anëtarësimin e Shqipërisë në BE, A duhet të kërkojë Shqipëria veçimin nga Maqedonia e Veriut
Një pyetje për të formuluar një vendimarrje strategjike
"A duhet të vendosemi në pozitën e qartë në raport me të tjerët për të kërkuar hapur ndarjen nga Maqedonia e Veriut në gjykimin e BE-së nëse edhe 6 mujori i parë i vitit ku sapo po hyjmë duhet të rezultojë njësoj si koha e tanishme dhe ne si Shqipëri do të mbetemi sërish peng I vendimmarrjes së Maqedonisë së Veriut" tha Rama.
2- Ballkani i Hapur, a i sjell përfitim Shqipërisë?
Ballkani i Hapur, pavarësisht bindjeve të mia, bindjeve tona si qeveri ka njerëz që besojnë se krijimi i Ballkanit të Hapur në funksion të një hapësire rajonale është gjëja e duhur, por ka të tjerë që mendojnë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Edhe për këtë ne do t'i drejtohemi të gjithë shqiptarëve, për të marrë mendimin e tyre.
3- A është gati shoqëria tu japë mbështetje nënave me ndihmë ekonomike dhe ato me 3 fëmijë
4 - A duhet ashpërsuar dënimi i autorëve përsëritës të krimeve kundër personit
"Kemi çështjen e situatës në të cilën u gjendëm dhe së fundmi. Krimet ekstreme të dhunës në familje dhe kundër fëmijëve. Duke pasur parasysh se një pjesë kërkon ashpërsimin e dënimeve për autorët përsëritës, por në të njëjtën kohë kjo përbën edhe një sfidë në raport më standarde të caktuara."
5- A duhen mbrojtur të punësuarit që denoncojnë punëdhënësit
"Një problem tjetër është problemi i të punësuarve që janë viktima të metodave fiktive të pagave nga punëdhënësi. A duhet ne të angazhohemi për t'i dhënë një mbrojtje të veçantë dhe një dëmshpërblim aty që marrin përsipër të denoncojnë dhe njëherësh janë subjekt i largimit nga puna për hakmarrje.
6- Statusi i pensionistit
Një tjetër problematikë është ajo e statusit të pensionistit që vazhdon të punojë. A duhet që ndërkohë që kontributet për pensionet janë domosdoshmëri jetike për të rritur bazën e mbështetjes për pensionistët dhe me krijimin hap pas hapi të kësaj baze në zgjerim të rrisim pensionet?