Gjata: Rama të dorëhiqet, jemi marrë peng, me publikimin e ID-së mund të merret kredi ose të kryhet krim
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Çlirim gjata u shpreh se vendi është marrë peng me publikimin e të dhënave personale.
Ai tha se me publikimin e numrit të kartës së identitetit mund të ndodhë çdo gjë, pasi mund të merret kredi në emrin e një personi, mund të kryhet një vepër penale.
Gjata: Sa herë ka një problem, relativizohet e keqja. Thuhet "kështu ndodh në të gjithë botën". Nuk duhet të ndodhë, është vepër e rëndë penale. Për çfarë i kemi institucionet. Paguhen taksa që kjo gjë të mos ndodhë. Është përgjegjësi politike me dorëheqjen e kryeministrit. Duhet të jap dorëheqjen KM është skandali më i madh që mund të ndodhë. Nga e nxorën që është thyer sistemi. Për shkak të të dhënave të patronazhistëve na munguan 6-7% e pjesëmarrësve në zgjedhje.
Jemi një shoqëri e marrë peng me publikimin e të dhënave. Me publikimin e numrit të kartës së identitetit mund të ndodhë çdo gjë. Mund të merret kredi në emrin e një personi, mund të kryhet një vepër penale.

