Video/ Foshnjat nxirren të gjalla nga rrënojat

Dy foshnja janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat në shtetin amerikan të Kentakit, i cili u godit nga tornadoja një javë më parë.

Forcat e shpëtimit i gjetën fëmijët të padëmtuar në banjon e shkëputur nga shtëpia.

Gjyshja e tyre i kishte vendosur foshnjat në vaskë për ti mbrojtur nga era e madhe e cila e shkëputi banjon nga pjesa tjetër e shtëpisë duke e hedhur në kopsht.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur foshnjat shpëtojnë mrekullisht dhe i ribashkohen gjyshes së tyre para se të dërgoheshin në spital për kontroll.

Torndaoja që goditi Kentakin javën e kaluar la të paktën 76 persona të vdekur si dhe shkatërroi qindra banesa.