Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar

Pas incidentit të ndodhur në selinë blu, duket se në ambientet e Partisë Demokratike është rritur siguria.

Pak ditë pas hyrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në zyrat e Partisë Demokratike dhe shkelmimit të derës së zyrës nga mbështetësi i tij, në selinë blu janë marrë masa.

Në ambientet e jashtme të Partisë Demokratike ka filluar një kontroll për kamerat e sigurisë, duke rregulluar ato që ishin jashtë funksionit.

Ndërkohë, Lulzim Basha do të mbledhë sot Këshillin Kombëtar.

Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 17:30 dhe do të shqyrtohen vendimet e Kuvendit të Partisë Demokratike të 18 dhjetori.

Një nga vendimet e marra është edhe largimi i ish-kryeministrit Sali Berishës nga të gjitha funksionet e Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj liderit demokrat Lulzim Basha.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh, se Basha është duke humbur arsyen çdo ditë që kalon edhe më shumë.

Berisha theksoi, se ishin të qarta të gjitha votat e demokratëve që votuan shkarkimin e liderit demokrat në 18 dhjetor.